Please enter at least 3 characters.

Kosovën e vendosën si pjesë të Serbisë, Hoxhaj i reagon qeverisë hungareze: Po pasqyroni realitet fiktiv

2024/02/Enver-Hoxhaj-Interviste-foto-Ridvan-Slivova-11-e1707312139613.jpg

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër ndaj publikimit të qeverisë hungareze lidhur me Lojërat Olimpike "Paris2024".

Hugarezët publikuan një hartë me vendet e rajonit të cilat fituan medalje në këto lojëra, mirëpo aty nuk figuronte Kosova duke e futur atë si pjesë të Serbisë.

Hoxhaj në një postim në “X” ka shkruar se qeveria hungareze po pasqyron një realitet fiktiv.

“Harta e medaljeve olimpike e qeverisë hungareze duket se pasqyron një realitet fiktiv. Vendi i drejtë i Kosovës në hartë, së bashku me medaljet e fituara, është i pamohueshëm dhe do të mbetet gjithmonë aty. Më shumë fat herën tjetër me gjeografinë”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/