Kosova zhvillon stërvitjen e radhës - dy yje me lëndime të lehta, Rashica punoi ndaras
08/10/2024
Kosova ka mbajtur sot pasdite stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Lituanisë, të cilën e zhvillon të shtunën në Kaunas, në orën 15:00. Në stërvitjen e sotme kanë munguar tre lojtarë kyç, dy prej tyre shkaku i lëndimeve të lehta, ndërsa njëri prej tyre arriti vonë në grumbullim.Leart Paçarada dhe Aro Muriç nuk u përfshinë në stërvitje për shkak të lëndimeve të lehta, ndërsa Milot Rashica zhvilloi një seancë rigjenerimi në palestër, pasi ka mbërritur mbrëmë.


