Kosova zhvillon stërvitjen e fundit, gati për Çekinë
Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar edhe seancën stërvitore të fundit para përballjes me Republikën Çeke.
“Dardanët” të dielën do të përballen me çekët në miqësoren e parë të këtij muaji, ndërsa një javë më vonë e presin Andorrën.
Përzgjedhësi Franco Foda dhe sulmuesi Albion Rrahmani u shfaqën optimist para kësaj përballje, ndërsa FFK-ja ka informuar se edhe stërvitja e fundit është kompletuar.
“Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen zyrtare në stadiumin Epet Arena në Pragë, në prag të miqësores kundër Çekisë”.
“Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët punuan me përkushtim maksimal dhe atmosferë shumë pozitive, duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e nesërme”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, ende është e paqartë nëse Foda do të vazhdojë t’i besojë sistemit 3-5-2, apo të tentojë ndonjë sistem tjetër duke qenë se tani kemi më shumë opsione në mesfushë dhe krahë, pra me ardhjen e dyshes Dardan Shabanhaxhaj e Valmir Matoshi./Telegrafi/


