Please enter at least 3 characters.

Kosova në Kampin Stërvitor Ndërkombëtar në Tata 2026

Në qytetin Tata të Hungarisë është mbajtur Kampi Stërvitor Ndërkombëtar i xhudos, i cili ka mbledhur sportistë elitarë nga e gjithë bota për stërvitje intensive dhe shkëmbim përvojash në nivel të lartë.

Kosova është përfaqësuar nga një grup i gjerë xhudistësh, përfshirë emra si Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha, si dhe emra të tjerë të rinj që synojnë ngritjen në skenën ndërkombëtare.

Ekipi kosovar u udhëhoq nga kryemjeshtri Driton Kuka dhe trajnerja Majlinda Kelmendi, të cilët vazhdojnë të luajnë rol kyç në zhvillimin dhe sukseset e xhudos kosovare.

Ky kamp konsiderohet një mundësi e rëndësishme për përgatitje dhe avancim, duke i dhënë sportistëve tanë hapësirë për të matur forcat me më të mirët në botë.

“Në qytetin Tata të Hungarisë u mbajt Kampi Stërvitor Ndërkombëtar ku mblodhi xhudiste/ë elitarë nga e gjithë bota, duke ofruar mundësi për shkëmbim përvojash dhe stërvitje në nivel të lartë”.

“Kosova u përfaqësua nga Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi, Erza Muminoviq, Dardan Cena, Laurinë Gashi, Enise Zijade dhe Krista Kovaci. Ekipi ynë u udhëhoq nga Kryemjeshtri Driton Kuka dhe trajnerja Majlinda Kelmendi, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Federatës së Xhudos së Kosovës. /Telegrafi/