Please enter at least 3 characters.

Kosova mposhtet nga Maqedonia e Veriut në CS:GO - ka ende mundësi në kategorinë e ulët

2021/11/257742364_902556550401092_6903406301008910015_n.jpg

Kosova u mposht në CS:Go nga Maqedonia e Veriut në turnirin E-Sports, “IESF World Championship 2021” që po zhvillohet në Izrael.

Ekipi përfaqësues humbi në raundin e dytë me rezultat 0:2, duke humbur kështu mundësinë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Megjithatë, tani Kosova do të luaj në kategorinë e ulët të këtij turniri pas diskualifikimit me Maqedoninë e Veriut.

Në raundin e parë të Kategorisë së ulët, Kosova do të përballet me Ukrainën. Nëse ekipi ynë arrin t’i kalojë të gjitha fazat atëherë në finale do të përballet me finalistin e kategorisë së lartë.

Vlen të theksohet se një fillim të mirë ekipi i Kosovës bëri edhe në Dota 2/Telegrafi/