Please enter at least 3 characters.

Kosova mposht Shqipërinë në ndeshjen e tretë të turneut Red Bull Neymar JR Five

2022/05/281904316_391147029623373_110292161269733551_n.jpg

Ekipi i Kosovës ka marrë edhe fitoren e tretë ditën e sotme në turneun Red Bull Neymar JR Five që po mbahet në Doha të Katarit.

Kundërshtari i tretë i djelmoshave nga Kosova ishte Shqipëria dhe triumfuan me rezultat 5-0.

Golat për Kosovën u realizuan nga Behar Topalli e Blend Gashi nga dy, derisa Lavdim Gashi shënoi një tjetër.

Kosova edhe në dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme mori fitore me rezultat të njëjtë 5-0.

Dardanët mposhtën në ndeshjen e parë Azerbajxhanin, derisa në të dytën Kenian.

Ekipi nga Kosova tani kalon në fazën e eliminimit direkt në këtë turne që tanimë është bërë tradicional. /Telegrafi/