Please enter at least 3 characters.

Kosova ka nevojë për më shumë atashe ekonomik

2016/01/f.0109091332444_m.jpg

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), Arian Zeka, ka thënë se ky proces është i vonuar, por më mirë vonë se kurrë. “OEAK ka kërkuar edh më herët që Kosova të ketë përfaqësues që do të përfaqësojnë në aspektin ekonomike, emërimi i tyre, do të shërbej që investitorë t potencial që dojë n të vijnë këtu, të kenë një pasqyrë më të mirë për resurset që i ka Kosova”, tha ai.

Zeka ka kërkuar që Kosova të ketë atashe ekonomik edhe në vendet nga të cilat Kosova tërheq investime të mëdha. “Gjermania është vendi i parë në Kosovë që prin me investime, për atë Qeveria duhet sa më parë të emëroj në këtë vend atashe ekonomik, por edhe në Uashington duhet dergjur sa më parë ”, ka thënë ai.

Profesori i Universitetit të Prishtinës (UP), Gazmend Qorraj ka theksuar se përfaqësimi i Kosovës në aspektin ekonomik përveç atij politik patjetër që është një domosdoshmëri. “Sa i përket aspektit të emërimeve unë dyshoj në emërimet e bëra për përfaqësimin e Kosovës, sepse kryesisht më shumë bëhen për krijimin e vendeve të punës për persona të caktuar se sa që përmbajnë ndonjë kualitet të caktuar kjo vlen edhe kur kemi parasysh faktin që në këto misione caktohen njerëz anonim dhe pa ndonjë përvojë të mirë në marrëdhëniet ndërkombëtare”, thekson Qorraj.

Ndryshe ditë më parë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka emëruar Atasheun e parë Ekonomik, Artan Mehmeti, i cili është vendosur në ambasadë n e Kosovës në Bruksel. /Epoka e Re/ Telegrafi/