Please enter at least 3 characters.

Kosova Innovation Hub në Pejë prezanton trajnime të reja në teknologji, siguri kibernetike dhe “quantum computing”

Kosova Innovation Hub, i themeluar përmes partneritetit ndërmjet Ambasadës Amerikane në Kosovë, organizatës Next Gen Networks dhe Komunës së Pejës, po vazhdon aktivitetet me fokus në zhvillimin e të rinjve dhe mbështetjen e inovacionit në ekonominë digjitale.

Ky bashkëpunim po krijon hapësira për zhvillim profesional dhe përgatitje të gjeneratave të reja për sfidat dhe mundësitë e sektorit digjital, ndërsa në kuadër të një eventi të radhës do të prezantohen mundësi të reja trajnimi në disa fusha teknologjike.

Në këtë event do të mbahen sesione mbi:

  • “Quantum Computing: Future skills and learning path”, i prezantuar nga Topias Utila;
  • “Software Infrastructure and Laravel Cloud”, i prezantuar nga Egezon Berisha;
  • “Cyber Security – Leading cyber risk with SANS Institute”, i prezantuar nga Jan’D Herdt.

Organizatorët kanë bërë të ditur se sesionet do të udhëhiqen nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe nga partnerë strategjikë të hub-it.

Po ashtu, ngjarja pritet të shërbejë edhe si platformë rrjetëzimi, duke u mundësuar pjesëmarrësve të lidhen me profesionistë të tjerë, partnerë dhe përfaqësues të industrisë. /Telegrafi/