Kosova edhe me Maqedoninë me lidhje 400 kilovoltëshe
Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të KOSTT dhe MEPSO krijohen parakushtet për fillimin e një seti të veprimeve që do ti paraprijnë realizimit të projektit të planifikuar për ndërtimin e linjës së re interkonektive 400 kV në mes të Kosovës dhe Maqedonisë linjë e cila paraqet rëndësi të madhe si në aspektin bilateral ashtu edhe në atë rajonal. Nga aspekti bilateral, do të mundësojë shkëmbim më të madh të energjisë elektrike në mes të Kosovës dhe Maqedonisë ndërkaq nga aspekti rajonal, do të ndikojë në ngritjen e besueshmërisë dhe stabilitetit të Sistemit Elektroenergjetik të rajonit. Aktualisht, Sistemi elektroenergjetik i Kosovës dhe ai i Maqedonisë lidhen me një linjë interkonektive 400 kilovolt.
Përmes Memorandumit të Mirëkuptimit, të dy palët gjithashtu janë dakorduar për intensifikimin e aktiviteteve për vendosjen e fibrit optik në linjën ekzistuese interkonektive Kosovë-Maqedoni e cila mundëson kontrollimin dhe monitorimin si dhe bartjen e të dhënave në kohë reale.
Nënshkrimi i memorandumit në mes të KOSTT dhe MEPSO, vjen si rezultat i Memorandumit të Mirëkuptimit në sektorin e energjisë të nënshkruar vitin e kaluar nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë, si dhe determinimit të përkushtimit për thellim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, të bërë javën e kaluar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës Besim Beqaj, si dhe Ministrit të Ekonomisë të Maqedonisë, Valon Saraqini. /Telegrafi/


