Kosova do të përgatitet në San Antonio për Evropian
16/04/2015
Ky është vendimi që ka marrë Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e fundit.
Ky udhëtim i basketbollistëve të rinj do të mundësohet për përgatitje sa më të mira për kampionatin Evropian që do të mbahet gjatë muajit korrik në Hungari, transmeton Koha.net.
Kosova (U16) do të marrë pjesë në divizionin më të ulët - C, ku garohet për ngritje në divizionin B.
"Në qershor do të shkojnë në San Antonio, ku do të qëndrojnë minimum dhjetë ditë. Pas përfundimit të kampit do të kenë edhe ndeshje miqësore në prag të Kampionatit Evropian" është shprehur sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha.


