Kosova 1-2 Gjeorgjia, të gjitha detajet e ndeshjes
Kosova ishte nikoqire e Gjeorgjisë (1-2) në ndeshjen e xhiros së shtatë të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Dardanët janë jashtë garës për një vend që dërgon në ‘Katari 2022’, porse në këtë sfidë e kërkuan fitoren, në mënyrë që të pozicionoheshin më mirë në Grupin B, por nuk e arritën.
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për detajet e takimit Kosova 1-2 Gjeorgjia.
12/10/2021 22:46-Renditja në Grupin B
12/10/2021 22:45-Statistikat e ndeshjes
12/10/2021 22:39-Përfundon ndeshja, Kosova 1-2 Gjeorgjia
Kosova ka pësuar humbje nga Gjeorgjia (2-1) në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje që e dominoi, por u ndëshkua nga dy gabime.
12/10/2021 22:35
90' Super-rast nga Kosova, por Astrit Selmani gjuan mbi portë.
12/10/2021 22:31
87' Vizitorët rrezikojnë të shënojnë edhe golin e tretë.
12/10/2021 22:27-Gjeorgjia rikthen epërsinë
83’ Një tjetër dalje e rrallë e mysafirëve përpara dhe reagimi jo i duhur i nikoqirëve u ndëshkua nga Zuriko Davitashvili.
12/10/2021 22:22
78' Tjetër kundërsulm i rrezikshëm i Kosovës që ndalet pa arritur në zonë.
12/10/2021 22:19
75' Me prekjen e parë të topit, Bytyqi rrezikon portën kundërshtare.
12/10/2021 22:18
74' Largohet Milot Rashica, inkuadrohet Zymer Bytyqi.
74' Largohet Besar Halimi, inkuadrohet Florian Loshaj.
12/10/2021 22:16
71' Goditje e Celinës nga largësia, e cila përfundon jashtë.
12/10/2021 22:12
68' Rast tjetër që përfundon pa ndonjë konkretizim adekuat. Në anën tjetër të zhurmshëm janë Dardanët në tribuna që e duan golin e fitores.
12/10/2021 22:10
65' Aksione të vazhdueshme të Dardanëve që e duan fitoren me çdo kusht.
12/10/2021 22:07
63' Kundërsulm fantastik nga Rashica, mirëpo topi nuk shkoi te Kastrati dhe iu kthye Milotit, goditja e të cilit u bllokua.
12/10/2021 22:03
59’ Elbasan Rashani lëshon vendin për sulmuesin anësor, Lirim Kastrati.
12/10/2021 22:02
57' Harkime në zonën kundërshtare të pashfrytëzuara dhe një aksion i zgjatur nga ekipi jonë që dominon në fushë.
12/10/2021 22:00
56' Dalje e rrallë përpara e lojtarëve mysafirë që ndalet shpejt nga nikoqirët që nisen në kundërsulm, por finalizimi nuk ishte i duhuri.
12/10/2021 21:57
53' Top i mirë për Rashicën, por goditja me të parën devijohet në këndore.
12/10/2021 21:56
51’ Vazhdon iniciativa e vendasve në përpjekje për ta përmbysur rezultatin.
12/10/2021 21:52
48' Rashani humb hapin në një aksion që dukej premtues.
12/10/2021 21:49-Fillon pjesa e dytë
46’ Ka nisur pjesa e dytë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Gjeorgjisë në “Fadil Vokrri”.
Dardanët u gjetën në disavantazh në fraksionin e parë me golin e Tornike Okriashvili (11’) pas një gabimi të Aro Muriq, mirëpo angazhimi i madh u shpagua në fund dhe Vedat Muriqi e barazoi rezultatin nga penalltia (45’).
12/10/2021 21:41-Statistikat e pjesës së parë
12/10/2021 21:32-Përfundon pjesa e parë
Ka përfunduar me rezultat të barabartë (1-1) pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Një gabim të Aro Muriq, i cili nuk e kapi si duhet topin, duke lejuar futbollistin Tornike Okriashvili t’i kalonte mysafirët në epërsi (11’).
Milot Rashica u ndal në mënyrë të palejuar në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti pas konsultimit të VAR-it. Vedat Muriqi e mori përgjegjësinë dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë (45’).
12/10/2021 21:30-Gooooool... Barazohet rezultati
45' Vedat Muriqi tregohet i saktë nga penalltia duke e barazuar rezultatin.
12/10/2021 21:28-Penallti për Kosovën
43' Një ndërhyrje e gabuar në Rashicën u ndëshkua me penallti pas konsultimit të VAR-it.
12/10/2021 21:24-Super-shans për Kosovën
39' Një harkim fantastik të Bersant Celinës e shfrytëzoi Elbasan Rashani për të goditur, mirëpo një lojtar i Gjeorgjisë e ndali, sipas VAR-it, pa e kaluar vijën finale.
12/10/2021 21:21
36’ Gjeorgjianët vazhdojnë të insistojnë, njëherësh duke ua pamundësuar vendasve që të tregohen të rrezikshëm brenda zonës.
12/10/2021 21:12
27’ Akoma pa aksion të rrezikshëm nga Dardanët që nga pranimi i golit.
12/10/2021 21:06
21’ Të zgjedhurit e Challandes përpiqet që të ndërtojnë aksione për ta barazuar rezultatin.
12/10/2021 21:04
19' Dresheviq merr karton të verdhë për ndërhyrje nga prapa, do të mungojë në ndeshjen e radhës.
12/10/2021 21:01
16’ Tjetër rrezik për portën nikoqire, mirëpo goditja me vole e lojtarit gjeorgjian përfundon jashtë.
12/10/2021 20:55-Gjeorgjia në epërsi
11’ Muriq nuk e kap si duhet topin, ndërsa këtë e shfrytëzoi Tornike Okriashvili për të realizuar.
12/10/2021 20:53-Tifozët vazhdimisht në mbështetje të Kosovës
12/10/2021 20:51
5' Mundësi shumë e mirë për Rashicën, por mbron portieri kundërshtar.
12/10/2021 20:50-Koreografia e Dardanëve
12/10/2021 20:45-Fillon ndeshja
1' Ka filluar ndeshja ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Gjeorgjisë në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
12/10/2021 20:07-Përballjet direkte
12/10/2021 20:06-Dardanët po përgatiten për atmosferë
12/10/2021 20:04-Forma në pesë ndeshjet e fundit
12/10/2021 19:44-Situata aktuale në Grupin B
12/10/2021 19:43-Sondazhi në faqen e UEFA-s e favorizon Kosovën
Në sondazhin e plasuar në faqen e UEFA-s me pyetjen se kush e fiton ndeshjen Kosovë-Gjeorgji, Dardanët favorizohen bindshëm.
12/10/2021 19:23-Formacionet zyrtare
Formacioni startues i Kosovës: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti; Halimi, Dresevic, Celina; Rashica, Muriqi, Rashani.
Formacioni startues i Gjeorgjisë: Loria; Kakabadze, Kashia, Dvali, Giorbelidze; Tsitaishvili, Kvekveskiri; Kvaratskhelia, Gvilia, Lobzhanidze; Okriashvili.
12/10/2021 17:59-Mesazhi i Hadërgjonajt për bashkëlojtarët
“Fatkeqësisht sot (e martë) nuk jam në fushë për ta ndihmuar Kombëtaren për shkak të skualifikimit me kartonë. I uroj fat shokëve të ekipit kombëtar me një fitore ndaj Gjeorgjisë”.
Mbrojtësi i Kasimpasa nuk do të mund të paraqitet në “Fadil Vokrri”, pasi e ka mbushur numrin e kartonëve, më ndëshkimin që mori në ndeshje ndaj Suedisë.
12/10/2021 17:57-Deklarata e Muriqit para ndeshjes
“Nuk kemi luajtur mirë ndaj Suedisë. Si ekip kemi kualitet për të bërë më shumë. Ndaj Gjeorgjisë duhet të fitojmë, edhe pse nuk e nënçmojmë kundërshtarin përkundër që kemi fituar në udhëtim”.
“Na pret një ndeshje e vështirë, por kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe futemi në fushë për ta fituar ndeshjen”.
“Është e vërtetë se e kemi mësuar tifozërinë duke shënuar shumë gola, por realisht kemi pasur skuadra më të dobëta se na si Malta apo San Marino. Tani kemi kundërshtarë më të vështirë dhe nuk është e lehtë të shënosh”.
“Presim Gjeorgjinë dhe shpresojmë vetëm të marrim fitoren, pasi nuk ka rëndësi nëse fitojmë 1-0 apo 2-0, vetëm duhet të marrim tri pikët”, u shpreh Muriqi.
“Atmosfera gjithmonë ka qenë shumë e mirë në ekipin përfaqësues. Jemi shtet i vogël dhe njihemi shumë me njëri tjetrin, ku çdo grumbullim qëndrojmë bashkë lojtarët”.
12/10/2021 17:49-Lirim Kastrati është i gatshëm për lojë
“Sa i përket Lirim Kastratit është 100 për qind i gatshëm dhe është pjesë e ekipit", kishte konfirmuar Bernard Challandes në konferencën për shtyp.
12/10/2021 17:46-Hadërgjonaj mungon ndaj Gjeorgjisë
Florent Hadërgjonaj nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen e Kosovës kundër Gjeorgjisë.
Mbrojtësi ka mbushur numrin e kartonëve, më ndëshkimin që mori në ndeshjen ndaj Suedisë.
12/10/2021 17:44-Formacioni i mundshëm i Kosovës
12/10/2021 17:43-Pas fitores në sfidën e parë, Kosova kërkon triumfin edhe në “Fadil Vokrri”
Përfaqësuesja e Kosovës rikthehet në aksion, ku do të luajë me Gjeorgjinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe që është e fundit për këtë muaj.
Në përballjen e parë, Dardanët kishin triumfuar si mysafirë të Gjeorgjisë me golin e vetëm të shënuar nga Vedat Muriqi.


