Kos takon Haxhiun dhe Kurtin – pamje nga takimet
15/05/2026
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos ndodhet sot për vizitë në Kosovë, ndërkaq ka takuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Vizita e së premtes në Kosovë është e para e komisioneres për Zgjerim në BE, prejse ajo mori detyrën, në vitin 2024.
Kos kishte planifikuar një vizitë në Kosovë më 12 mars, por ajo u anulua për shkak të zhvillimeve politike të atyre ditëve, ku presidentja Vjosa Osmani pati nxjerrë një dekret për shpërndarje të Kuvendi. /Telegrafi/


