Koreja Jugore dhe SHBA-të filluan ushtrimet ushtarake
Ministria e Mbrojtjes e Koresë Jugore dhe ushtria e Shteteve të Bashkuara, thonë se në këto ushtrime janë të përfshirë afro 56 mijë ushtarë jugkoreanë dhe 30 mijë trupa amerikane.
Siç raporton Radio Evropa e Lirë, këto ushtrime po bëhen pas atyre që u mbajtën muajin e kaluar, të cilat të dy aleatët i përshkruan se tregojnë unitet në përgjigje të fundosjes së luftanijes jugkoreane, në muajin mars të këtij viti, me ç’rast u vranë 46 marinarë.
Koreja Veriore rivale i hedhë poshtë akuzat se ishte e involvuar në fundosjen e anijes.
Pheniani është kërcënuar se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj ushtrimeve të fundit dhe ka vlerësuar se ato janë stërvitje për invadim ushtarak kundër Koresë Veriore.
Por, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore thonë se ato nuk kanë plane për invadimin e Koresë Veriore. /Telegrafi/


