Korab Jetishi bëhet baba
16/12/2013
Edhe pse muaj më parë mohoi thashethemet se dasmën “ia caktoi mjeku”, këngëtari gjakovar sot është bërë baba.
Lindja e foshnjës vjen vetëm pesë muaj pasi ai u martua me të fejuarën e tij, Gentianën, me të cilën ishin në lidhje disa vjeçare.
Siç raporton gazeta Tribuna, gjinia e fëmijës është vajzë dhe çifti e kanë pagëzuar atë me emrin Noa.
Kjo njëkohësisht është edhe mbesa e parë e këngëtarit të njohur të muzikës popullore, Shkelzen Jetishi. /Telegrafi/


