Please enter at least 3 characters.

Konsumuesit e dardhave, kanë 35 për qind më pak shanse të bëhen obez

2015/12/nutritious-fall-foods-help-you-lose-weight-00-1440x810-1.jpg

Hulumtuesit kanë gjetur se, personat që konsumojnë dardha, kanë 35 për qind më pak shanse të bëhen obez.

Po ashtu thuhet se konsumi i rregullt i dardhës, është i lidhur me kualitet të lartë të dietës.

Dardhat janë “burim i përkryer” me fibra, si dhe të mbushura me vitaminë C, transmeton Telegrafi.

Vetëm një dardhë e vetme, përmban 24 për qind fibra, që janë të rekomandueshme në baza ditore - kurse ka vetëm 100 kalori.

Ky frut nuk ka yndyrë, kolesterol dhe natrium - ndërsa përmban 190 miligram kalium.

Në studimin e botuar në “Nutrition and Food Science”, thuhet se njerëzit që hanë dardha, janë më të shëndetshëm dhe me shumë pak mundësi, të jenë me mbipeshë apo obez.

Pirja e lëngut të dardhës ndihmon gjithashtu edhe në lëvizjen e ushqimit në aparatin tretës. Shërben veçanërisht kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.

/Telegrafi/