Please enter at least 3 characters.

Konkurrenca e femrave, sfida interesante në Kupën e Kosovës

2019/12/kupaks.jpg

Gjatë fundjavës do të zhvillohen dy duele shumë interesante në Kupën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave.

Penza pasi ka mundur Sferën me rezultat bindës 70-34, do të përballet me Dritën që garon në Ligën e Parë të Femrave.

Ndërkohë, Trepça që ka eliminuar United Basketball me rezultat 65-43 do të ndeshet me Kastriotin, në një sfidë shumë interesante, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Skuadrat që fitojnë në këtë xhiro sigurojnë gjysmëfinalen, aty ku do të përballen me Bashkimin, përkatësisht Mabetex Prishtinën.

Xhiroja e tretë:E shtunë 16:00 Drita - Penza

E diel 12:00 Kastrioti - Trepça