Please enter at least 3 characters.

Konjufca diskuton zhvillimet politike me ambasadorin bullgar Gudjev

2023/12/2023_12_18_Kryetari-Glauk-Konjufca-priti-ne-takim-ambasadorin-e-Bullgarise-Hristo-Gudjev-1.jpg

Kryetari i Kuvendi, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev, me të cilin diskutoi për proceset aktuale politike në vendin tonë dhe për punën e institucioneve të Republikës së Kosovë gjatë vitit që po e lëmë pas, me theks të veçantë të Kuvendit.

“Kreu i Kuvendit falënderoi ambasadorin Gudjev për mbështetjen që Sofja zyrtare i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në proceset e saj zhvillimore dhe euro-integruese, si dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin për media.

Konjufca theksoi nevojën e vazhdimit të kësaj mbështetjeje edhe në të ardhmen, si dhe të forcimit të bashkëpunimit në fusha të interesit reciprok, me theks të veçantë në atë parlamentare, në të gjitha nivelet e saj. /Telegrafi/