Please enter at least 3 characters.

Konflikti në Lagjen e Spitalit: Prokuroria, do ta ndalojmë edhe një të dyshuar të tretë për këtë rast

2019/09/70593892_364182567864964_25281994275422208_n-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Prokuroria tashmë ka bërë kërkesë që të ndalet edhe një person në ndalim prej 48 orëve.

Personi i tretë që do të ndalet ka qenë i plagosur. Ai ka qenë vetëm i gërvishtur nga një plumb.

Konflikti në mes të familjes Mehmeti dhe Rafuna besohet se është ashpërsuar së fundmi.

Lajmin për të ndaluarin e tretë e bëri të ditur për Express, prokurori i rastit Ilaz Beqiri.

Jemi duke i vazhduar hetimet. Do ta ndalojmë edhe një të dyshuar të tretë për këtë rast. Për momentin motivi thuhet të jetë pronësor”,  tha prokurori Beqiri.