Please enter at least 3 characters.

Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme, Krasniqi: Rroga e vogël e fitimi i madh duhet të marrë fund

2021/09/albert-krasniqi-696x462-1-e1642524322844.jpg

Analisti politik, Albert Krasniqi ka reaguar sot lidhur me çështjen e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, ndërsa theksoi se kjo duhet të bëhet për të vendosur drejtësi dhe barazi, ndërkaq rroga e vogël e fitimi i madh duhet të marrë fund.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se me iniciativën e Qeverisë për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, amnistohen të gjithë ata që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme.

Lexoni të plotë postimin e Krasniqit:Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme duhet të bëhet për të vendosur drejtësi e sjellë barazi. Rroga e vogël e fitimi i madh, duhet të marrë fund!Por me iniciativën e Qeverisë për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, amnistohen të gjithë ata që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme:- Në pesë vitet e para të procesit të privatizimit (2003-2008);- Para shpalljes së pavarësisë në 2008;- Që nuk kanë ushtruar funksionin publik që 10 vite.Përveç këtyre, ligji i propozuar është edhe në kundërshtim me Kushtetutën.- E para, shkel liritë dhe të drejtat themelore, respektivisht parimin e prezumimit të pafajësisë. Me këtë ligj, pala është e fajshme derisa nuk të provohet ndryshe.- E dyta, cenon parimin e ndarjes së pushteteve, pasi i atribuon administratës kompetencat e prokurorisë. Pushteti legjislativi ndërhynë në punën e pushtetit gjyqësor.- E treta, Kuvendi tejkalon kompetencat e veta, pasi Byrosë i jep statusin e institucionit të pavarur. Kushtetuta ka përcaktuar institucionet e pavarura dhe funksionet e tyre, kurse përmes ligjit Kuvendit i ka mundësuar vetëm themelimin e agjencive të pavarura.Nëse këto shkelje janë bërë nga mosdija, edhe mund të falen. Por nuk mund të falen nëse janë bërë me qëllim sa për të nxitur kundërshtimin e opozitës, për ta fajësuar pastaj se është kundër konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.Kjo iniciative nuk guxon të shpërdorohet, vetëm sa për qëllim të ndërtimit të strategjisë së fushatës së ardhshme zgjedhore.Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme duhet të jetë proces serioz, i menduar mirë, i pa kompromis dhe që nuk amniston askënd! Jo një mekanizëm i partisë/koalicionit në pushtet për të përndjekur opozitën përmes një Drejtori që e zgjedh me votim të hapur dhe e shkarkon sa herë të dojë. /Telegrafi/