Please enter at least 3 characters.

Konfirmohet marrëveshja, Brollan lojtari i ri i ekipit NiP në CS:GO

2022/03/brollancsgo1.jpg

Tri javë më parë Ludvig ‘Brollan’ Brolin ishte larguar nga ekipi i fnatic, pasi NiP kishte ofruar një shumë të madhe për ta angahzuar 19-vjeçarin në ekipin e tyre.

Më në fund pas shumë bisedimeve, Brollan është bërë pjesë e ekipit Ninjas in Pyjamas, ku transferimi i tij ka kushtuar rreth 600.000 euro.

Ndonëse ende nuk dihet saktë se në vend të kujt do të aktivizohet Brollan, sipas HLTV duket se ylli suedez do ta zë vendin e Plopski ose phzy.

Turneu i radhës për ekipin NiP do të jetë ESL PRO League në “Play-Off”, ku siç duket Brollan nuk do të jetë pjesë e ekipit në këtë turne.

Turneu i parë për suedezin me ekipin do të jetë në kualifikimet për në majorin e madh PGL ANTWERP, ku NiP bën pjesë në grupin B.

Vlen të ceket se Brollan ka qenë pjesë e ekipit GODSENT në fillimet e tij bashkë me Plopski dhe Hampus, e ky ribashkim i treshes mund të jetë njëfarë lehtësie për ekipin.

Përbërja e ekipit NiP për momentin:Fredrik "⁠REZ⁠" SternerHampus "⁠hampus⁠" PoserNicolas "⁠Plopski⁠" Gonzalez ZamoraPatrick "⁠es3tag⁠" HansenLove "⁠phzy⁠" SmidebrantLudvig "⁠Brollan⁠" Brolin

/Telegrafi/