Please enter at least 3 characters.

Konfirmohet dorëheqja e Gent Begollit nga posti i kryeshefit ekzekutiv të Telekomit

2018/10/gent-begolli.png

Gent Begolli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeshefit ekzekutiv të Telekomit.

Këtë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Besa Shatri – Berisha, kryesuese e Bordit të Telekomit. Ajo ka thënë se dorëheqja e tij është për arsye personale, duke mos dhënë më shumë detaje.

Gent Begolli gjatë muajit qershor është zgjedhur në krye të Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës.

Begolli ka qenë drejtor i shërbimeve publike në qeverisjen e kaluar në Prishtinë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ai ishte bartës i listës së AAK-së në zgjedhjet lokale për Komunën e Prishtinës.