Please enter at least 3 characters.

Konfirmohen datat e ndeshjeve kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë

2022/03/kupa-1.jpg

Janë konfirmuar datat dhe koha e ndeshjeve kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Derby della Madonnina ndërmjet Interit dhe Milanit do të zhvillohet më 19 prill (e martë) me fillim nga ora 21:00.

Ndeshja e parë dy skuadrave rivale nga qyteti i Milanos u zhvillua me 1 mars dhe u mbyll pa gola (0-0).

Juventusi do të jetë nikoqir i Fiorentinas në Allianz Stadium në Torino më 20 prill (e mërkurë) me fillim nga ora 21:00.

Përballja e parë e zhvilluar në Stadio Franchi më 2 mars përfundoi me fitore minimale të Bianconerëve (1-0).

Kujtojmë që rregulli i golave në terren mysafir është akoma valid në Coppa Italia këtë sezon, por do të hiqet nga edicionin i ardhshëm. /Telegrafi/