Konfirmimi i Xavit te Barca pritet të ndodhë të premten
04/11/2021
Barcelona pritet ta konfirmojë angazhimin e Xavi Hernandez gjatë ditës së nesërme (e premte) – njofton gazetari Gerard Romero.
Trajneri i Al-Saddit i ka kërkuar klubit të tanishëm që ta lejojë të largohet dhe të marrë drejtimin e klubit katalunas.
Drejtuesit e Blaugranëve e kanë shënjestruar ish-mesfushorin si zgjedhjen e duhur për ta zëvendësuar në periudhë afatgjate Ronald Koemanin e shkarkuar.
41-vjeçari e ka bërë të qartë dëshirën e tij për t’u kthyer në Camp Nou dhe duket se konfirmimi është vetëm çështje kohe.
Ndërkaq, prezantimi zyrtari Xavit pritet të ndodhë në javën e ardhshme (me 9 apo 10 nëntor). /Telegrafi/


