Please enter at least 3 characters.

KON shpërblen sportistët kosovarë me 143 mijë euro

2016/01/kon-shp-euml-rblen-sportist-euml-t-kosovar-euml-me-143-mij-euml-euro_hd.jpg

Vetëm për pjesëmarrje në Olimpiadën e Rios në vitin 2016 dhe në atë të Olimpiadës Evropiane në Baku, vitin tjetër, për sportistët kulmor kosovarë janë ndarë 126 mijë euro, 57.820 euro për Olimpiadën që mbahet në Brazil dhe 85.000 për Lojërat Olimpike të Evropës, që do të mbahet në Azerbajxhan.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, në manifestimin e mbajtur të premten në Prishtinë, për pranimin e institucionit që ai e drejton në KON.

“Menjëherë janë parë shenjat e para. Më kanë ardhur shumë mesazhe dhe e-mail. Për sportistët tanë do të ndahen 72 mijë dollarë për Rio dhe 85 mijë të tjera për Baku. Gjithashtu, mund të ketë edhe sponsorë që do të paraqiten. Këto do të jenë mundësi ideale për sportistët kosovarë”, deklaroi Hasani. /Telegrafi/