Please enter at least 3 characters.

Komunikata e çuditshme e Romës dhe presidentit Pallotta: Lojtarët duhet të tregojnë se kanë guxim

2019/04/GettyImages-689451660.jpg
218:"ROME, ITALY - MAY 28: AS Roma President James Pallotta plays with the ball during the Serie A match between AS Roma and Genoa CFC at Stadio Olimpico on May 28, 2017 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma ka pësuar një humbje të rëndë para adhuruesve të vet nga Napoli 1-4.

Giallorosët me këtë humbje i kanë minimizuar gjasat për të zënë një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

E kjo humbje e ka zemëruar edhe presidentin e Romës, James Pallotta që ka shpërthyer pas ndeshjes.

“Të gjithë e dinë se çfarë ka shkuar keq këtë edicion dhe për këtë arsyeje bëmë disa ndryshime”.

Roma - Napoli. (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

“Paraqitja ndaj Spalit ishte e papranueshme, ndërsa kjo ndaj Napolit edhe më keq. Lojtarët duhet të zgjohen dhe të tregojnë se kanë b**e. Nuk do të ketë arsyetim për askënd”, u shpreh Palotta.

Pas 29 ndeshjeve në Serie A, Roma aktualisht zë pozitën e shtatë në tabelë me 47 pikë, gjashtë më pak se Interi në pozitën e tretë.

Ndeshjen e ardhshme Roma do ta zhvillojë në Olimpico ku do të jetë nikoqir i Fiorentinës. /Telegrafi/