Please enter at least 3 characters.

Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, borë e dobët në shumë akse rrugore

2017/01/Komuna-e-Shtipit-bora.jpg

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të botës nëpër rrugë. Ndërmarrja publike "Rrugët e Maqedonisë" pasdite informuan se të reshura të dëborës së dobët ka në Tetovë, Kodrën e Diellitm Gostivar, Strazhë, Mavrovë, Resnjë, Makedonski Brod, Pletvar, Shtip, Pavleshenc, Negotinë, Demir Kapi, Udovë dhe Kulla, ndërsa shi i dobët bie në Saramzalinë, Koçan, Veles dhe Gjevgjeli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga NP "Rrugët e Maqedonisë" gjithashtu informojnë se ekpiet e tyre vazhdimisht janë në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha akset e kalueshme rrugore dhe bëjnë apel tek shoferët të vozisin me kujdes dhe ta përshtatin shpejtësinë ndaj kushteve në rrugë./Telegrafi/