Please enter at least 3 characters.

Komunikacioni në RMV po zhvillohet në kushte dimërore, në disa akse rrugore ka ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës

2024/12/borepastruese.jpg
9:"Balkanweb

Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale afër fshatit Bashino, është e mbyllur për të gjitha llojet e qarkullimit.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë me lagështirë.

Në akset rrugore Tetovë – Kodra e Diellit, Gostivar – Strazhë, Dellçevë dhe Stracin bie borë, por nuk ka probleme në lëvizje rrugore.

Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës në Krushevë 50 metra dhe Pletvar 50 metra.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.