Please enter at least 3 characters.

Komunikacioni në Maqedoni, apelohet për vozitje të kujdesshme

2019/12/boree.jpg

Komunikacioni sot në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagura dhe pa ndalesa.

Ndalesa për makina të rënda në Strazhë është larguar sot në mëngjes.

Nga NP "Rrugët e Maqedonisë" informojnë se në disa rrugë ka mbetje të borës.

Reshje të borës ka në pjesën veriore, perëndimore dhe jugperëndimore të vendit.

NP "Rrugët e Maqedonisë" apelojnë për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet në rrugë./Telegrafi/