Komunat s’kanë para për investime
151:"Picture, taken on February 16, 2012 in Lille, norhern France, shows a 1 euro coin made in Greece on a pile of eurocents. AFP PHOTO PHILIPPE HUGUEN
3:"AFP
19/11/2014
Gjatë vitit 2015 buxheti i gjithë komunave të Kosovës për investime kapitale do të sillet rreth 119 milionë euro, thuajse i barabartë me mjetet që ka ndarë Qeveria vetëm për vazhdim të punimeve në ndërtimin e autostradës që lidh Prishtinën me Shkupin.
Bazuar në Projektbuxhetin e vitit 2015 shihet se shuma e mjeteve që iu është ndarë komunave për këtë qëllim është shumë e vogël në raport me kërkesat, por edhe nevojat që kanë.
Gjatë zgjedhjeve të fundit lokale në vend, kryetarët aktualë të komunave që fituan zgjedhjet kishin dhënë premtime të shumta për investime, por në realitet një numër i vogël i tyre do të zbatohet në praktikë. /Zëri/Telegrafi/


