Komuna e Vushtrrisë njofton për vendosjen e shtresës së dytë të asfaltit në rrugën Akrashticë–Balincë
Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se është vendosur shtresa e dytë e asfaltit në rrugën Akrashticë–Balincë, një investim që synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e kësaj zone.
Në njoftimin e publikuar, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka theksuar se ky projekt do ta bëjë lëvizjen më të sigurt dhe më të lehtë për qytetarët.
“Sot është vendosur shtresa e dytë e asfaltit në rrugën Akrashticë–Balincë, duke e bërë lëvizjen më të sigurt dhe më të lehtë për banorët. Vazhdojmë me punë konkrete, në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Idrizi.
Komuna e Vushtrrisë ka bërë të ditur se investimet në infrastrukturën rrugore do të vazhdojnë edhe në projekte të tjera, me synim përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët. /Telegrafi/


