Please enter at least 3 characters.

Komuna e Shtimes mbyll përkohësisht parkingu para objektit komunal

Komuna e Shtimes ka njoftuar qytetarët se parkingu para objektit të Komunës nuk do të jetë në dispozicion më 30 dhe 31 korrik, si dhe më 1 gusht, për shkak të organizimit të manifestimit tradicional "Ditët e Bashkatdhetarëve".

Sipas njoftimit, parkingu do të mbyllet përkohësisht për shkak të përgatitjeve dhe mbajtjes së koncerteve festive, të cilat organizohen në kuadër të këtij manifestimi nën patronatin e kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.

Komuna u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe, duke i ftuar njëkohësisht që të marrin pjesë në aktivitetet e planifikuara.

"Ditët e Bashkatdhetarëve" pritet të sjellin një program të pasur artistik dhe aktivitete festive, të organizuara në nder të bashkatdhetarëve që qëndrojnë në vendlindje gjatë sezonit veror. /Telegrafi/