Please enter at least 3 characters.

Komuna e Prishtinës njofton për fazën e pestë të dezinsektimit, nis më 27 korrik

Kryeqyteti i Prishtinës ka njoftuar se faza e pestë e dezinsektimit hapësinor për këtë vit do të fillojë më 27 korrik, duke nisur nga ora 20:00.

Sipas njoftimit, aplikimi i larvicideve do të zhvillohet më 27 dhe 28 korrik duke filluar nga ora 09:00, sipas planit dinamik të operimit.

Komuna ka bërë të ditur se datat dhe lagjet e përfshira në këtë fazë janë publikuar në planin shoqërues të njoftimit.

Ndërsa, Kryeqyteti u ka bërë thirrje qytetarëve, mediave dhe shoqatave të bletarëve që ta kenë parasysh këtë njoftim gjatë zhvillimit të aktivitetit.

Po ashtu, është theksuar se realizimi i dezinsektimit varet nga kushtet atmosferike dhe se datat e planifikuara mund të ndryshojnë në rast të motit të pafavorshëm. /Telegrafi/