Please enter at least 3 characters.

Komuna e Prishtinës mohon lajmet se ka ndaluar ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës

2023/09/Ndertesa-Komuna-e-Prishtines-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Nënkryetari i Prishtinës, Shkëmb Manaj, ka sqaruar opinionin se nuk do të ndalohen ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës në kryeqytet.

Manaj në reagimin e tij në Facebook, ka shkruar se janë duke finalizuar aktin udhëzues, që rregullon këto aktivitete, transmeton Telegrafi.

"Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet se bashku me Zyren Ligjore është duke finalizuar aktin udhëzues i cili rregullon aktivitetet ekstra-kurrikulare si mbrëmjet e maturës, semi-maturës, ekskursionet brenda dhe jashtë Prishtinës, ditët e shkollave, e të tjera, i cili vlen për procedurat në të ardhmen", ka shkruar Manaj.

Ndryshe, në media kanë qarkulluar disa lajme që Komuna e Prishtinës ka ndaluar mbrëmjet e maturës dhe ekskursionet./Telegrafi/