Komuna e Podujevës njofton qytetarët që të shtunën do të shtrohet shtresa e dytë e asfaltit në rrugën “Xhemajl Mustafa”
18/04/2025
Komuna e Podujevës ka njoftuat se të shtunën, më 19 prill nga ora 08:00 - 19:00 është planifikuar që të shtrohet shtresa e dytë e asfaltit në rrugën “Xhemajl Mustafa” (nga fabrika e armaturës deri tek lagjja “Shqiptarët për shqiptarët”).
Komuna e Podujevës ka kërkuar nga qytetarët të shfrytëzojnë rrugët alternative.
"Andaj gjatë kësaj kohe kjo rrugë do të jetë e bllokuar për qarkullim. Kërkojmë nga ana e qytetarëve të shfrytëzojnë rrugët alternative", thuhet në njoftim./Telegrafi/


