Komuna e Podujevës hap thirrje publike për grante
12/02/2025
Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Organizatën joqeveritare “CARE International” kanë hapur thirrje publike për aplikim për grante në sektorin e bujqësisë.
Të drejtë aplikimi për grante kanë vetëm gratë nga zonat rurale të Komunës së Podujevës, të cilat marrin pjesë në trajnime të agrobiznesit.
Në njoftim thuhet se shuma maksimale e përkrahjes është 800 euro.
Për informata shtesë dhe formën e aplikimit, shihni postimin e mëposhtëm./Telegrafi/


