Please enter at least 3 characters.

Komuna e Pehçevës planifikon turizëm festivalesh

2016/08/Pehceva.jpg

Përmes IPA fondeve, komuna e Pehçevës do të punojë në projektin ''Platforma për turizëm festivalesh ndërkufitare, në sferë e traditës dhe kulturës - Folklor'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për projekt me vlerë prej 460.974 euro, kurse do të shfryrëzohen mjetet e thirrjes së parë të IPA fondeve, për bashkëpunim ndërkufitar në mes të Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Projekti përfshin ndërtimin e një qendre informative në komunën e Pehçevës, blerjen e një skene montazh dhe pajisje për mbajtje të festivaleve dhe aktiviteteve tjera në komunë./Telegrafi/