Please enter at least 3 characters.

Komuna e Malishevës nuk lejon hapjen e sezonit të gjuetisë

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Malishevës ka njoftuar se vendimi për hapjen e sezonit të gjuetisë për vitin 2025/2026 nuk do të zbatohet në territorin e kësaj komune.

Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim bazohet në Ligjin për Gjueti Nr. 02/L-53 dhe në procesverbalet e inspektimit të Inspektoratit të Pylltarisë dhe Gjuetisë. Drejtoria ka theksuar se masa do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të ri, raporton Telegrafi.



Në kuadër të këtij vendimi:

Agjencioni i Pyjeve të Kosovës – Njësia në Malishevë obligohet të marrë masa për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme të gjuetisë;

Policia e Kosovës është e njoftuar për zbatimin e këtij vendimi në tërë territorin e komunës;

Shoqata e Gjuetarëve udhëzohet të ndërpresë të gjitha aktivitetet e gjuetisë.

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka apeluar që të gjithë qytetarët dhe grupet e interesuara të respektojnë këtë vendim, duke theksuar se ai është ndërmarrë për mbrojtjen e faunës dhe ruajtjen e ekuilibrit natyror në komunë. /Telegrafi/