Please enter at least 3 characters.

Komuna e Kamenicës pajiset me tezga për tregjet mobile

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, ka bërë të ditur se është përfunduar me sukses projekti i tezgave për tregjet mobile në komunën e Kamenicës.

Tezgat tashmë janë dorëzuar dhe do të jenë në shërbim të shitësve ambulantë dhe bujqve lokalë, duke u mundësuar atyre të ofrojnë prodhimet vendore në mënyrë të organizuar dhe dinjitoze, përcjell Telegrafi.



“Ky projekt synon mbështetjen e ekonomisë lokale dhe promovimin e prodhimeve vendore, duke krijuar kushte më të mira për shitjen e produkteve bujqësore”, ka deklaruar Leka.

Drejtoria ka bërë të ditur se do të kujdeset që tezgat t’u jepen bujqve në nevojë dhe se procedurat për shpërndarjen e tyre do të njoftohen në mënyrë transparente në ditët në vijim. /Telegrafi/