Please enter at least 3 characters.

Komuna e Istogut cakton pikat grumbulluese për mbetjet nga therja e kurbaneve, paralajmëron masa për hedhje të paautorizuar

Komuna e Istogut ka njoftuar qytetarët se mbetjet nga therja e kurbaneve mund të deponohen në pikat grumbulluese ku janë vendosur kontejnerë specialë, me qëllim të ruajtjes së higjienës publike dhe evitimit të kundërmimit.

Sipas njoftimit, kontejnerët janë vendosur në këto lokacione:

  • Istog (te Tregu, rr. “Nënë Tereza”)
  • Vrellë (te rruga e Bjeshkës)
  • Banjë (rr. “Onix”, SHFMU “Trepça”)
  • Gurrakoc (rr. Podguri, rreth 300 metra larg fushës sportive “Sela”, në drejtim të Rakoshit)
  • Rakosh (rr. Mema, te rruga e Kerrninës)
  • Saradran (rr. Rusolia)
  • Zallq (rr. Sokol Mehmetaj, afër Urës së Gurit)
  • Studenicë (te Pishat)

Komuna bën të ditur se Drejtoria e Inspeksionit Komunal, në bashkëpunim me K.R.M “Ambienti” në Istog, ka paraparë planin për mbledhjen e këtyre mbetjeve përmes kontejnerëve specialë, ndërsa më pas ato do të groposen në vendet adekuate.

Po ashtu, është bërë apel që mbetjet të mos hidhen në hapësira të papërshtatshme.

“Ju bëjmë apel të gjithëve që mbetjet mos të hudhën në vende jo adekuate për shkak të higjienës dhe mundësisë së kundërmimit”, thuhet në njoftim.

Komuna ka paralajmëruar se për mosrespektim të këtij njoftimi, Inspeksioni Komunal do të ndërmarrë masa në përputhje me ligjet në fuqi. /Telegrafi/