Komuna e Gjakovës njofton për ndërprerje të qarkullimit në Qarkoren Jugore më 26 maj
25/05/2026
Komuna e Gjakovës ka njoftuar se të martën, më 26 maj 2026, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve në një segment të Qarkores Jugore të qytetit, për shkak të punimeve në shtrimin e shtresës finale të asfaltit.
Sipas njoftimit, bllokimi i përkohshëm i qarkullimit do të vlejë në pjesën nga rreth-rrotullimi me rrugën “Gjon Nikollë Kazazi” (Ura e Tabakut) deri te udhëkryqi me rrugën “Ymer Pula”.
Komuna u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në trafik për mirëkuptim dhe ka kërkuar që gjatë ditës së nesërme të shfrytëzohen rrugët alternative.
Në njoftim thuhet se është bashkangjitur edhe skica e ndalimit të qarkullimit për automjete. /Telegrafi/


