Please enter at least 3 characters.

Komuna e Fushë Kosovës publikon numrat e rinj kontaktues të QKMF-së për shërbime

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar qytetarët për organizimin e ri të numrave kontaktues në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, me qëllim përmirësimin e komunikimit dhe ofrimin e shërbimeve më të shpejta dhe më efikase.

Sipas njoftimit, qytetarët tashmë mund të lidhen drejtpërdrejt me repartet përkatëse, duke shmangur pritjet e panevojshme dhe duke marrë shërbimin e kërkuar në kohë më të shkurtër.

“Për të përmirësuar komunikimin dhe për t’ju ofruar shërbime sa më të shpejta dhe efikase, QKMF ka organizuar numrat kontaktues sipas reparteve përkatëse”, thuhet në njoftim.

Numrat kontaktues sipas reparteve janë si në vijim:

  • Paliativi – 045 167 100
  • Vaksinimi – 045 167 200
  • Urgjenca – 038 535 879
  • Këshillimorja – 045 319 449
  • Vizitat për nëna dhe fëmijë (0–3 vjeç) – 046 600 222

Nga Komuna e Fushë Kosovës u bëhet thirrje qytetarëve që për çdo pyetje, këshillë apo shërbim të kontaktojnë drejtpërdrejt repartin përkatës.

“Për çdo pyetje, këshillë apo shërbim, ju inkurajojmë të kontaktoni drejtpërdrejt repartin përkatës. Kurseni kohë dhe merrni shërbimin e duhur më shpejt”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/