Kompletohet gjysmëfinalet në Ligën e Konferencës– çiftet dhe orari i ndeshjeve
Janë mbyllur ndeshjet çerekfinale të Ligës së Konferencës, ku tashmë dihen katër ekipet e mbetura që do ta kërkojnë për trofeun.
Aston Villa ishte ma e mirë se Lille vetëm pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa Olimpiacos arriti ta elinimojë Fenerbahce po ashtu me penallti.
Në gjysmëfinale do të takohen Aston Villa dhe Olimpiacos, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Angli me 2 maj, ndërsa ajo kthyese pas një jave në Greqi.
Fiorentina arriti ta eliminojë Plezenin vetëm në kohën shtesë, ndërsa, Club Brugge ishte më e mirë se sa PAOK pas dy ndeshjeve.
Fiorentina– Club Brugge do të jetë gjysmëfinalja tjetër, me ndeshjen e parë që zhvillohet në Itali me 2 maj, ndërsa ajo kthyese me 7 maj në Belgjikë.
Finalja do të zhvillohet në Athinë, më 29 maj. /Telegrafi/


