Please enter at least 3 characters.

Komisioni për Buxhet nuk miraton raportin financiar për RTK-në

2021/10/Komisioni-per-Buxhet-Pune-dhe-Transfere-shqyrton-Raportin-e-shpenzimeve-te-Kuvendit-per-vitin-2020-foto-Ridvan-Slivova-5-e1633608844757.jpg

Pas shqyrtimit të raportit financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën korrik-shtator 2021, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk ka miratuar këtë raport.

Gjatë arsyetimit të këtij raporti, drejtori i përgjithshëm i RTK, Ngadhnjim Kastrati ka thënë se kanë ulur shpenzimet për 100 mijë euro, për këtë periudhë, ndërkaq deputetët e pozitës patën një varg kritikash për këtë raport.

Deputeti nga VV, Eman Rrahmani ka thënë se ka një rritje të numrit të të punësuarve në periudhën e fundit.

Por, numri të punësuarve, siç tha drejtori i RTK-së, Kastrati nuk ka ndryshuar që nga viti 2019, ose nuk ka pasur rritje.

Për shfrytëzimin e veturave zyrtare në transmetuesin publik, deputeti Visar Korenica ka kritikuar menaxhmentin për mos evidentimin e vlerës së saktë të shpenzimeve. Derisa në raport është thënë se kjo është e pamundur të evidentohen.

Deputeti Rrahmani ka ngritur shqetësimin e tij për shpenzimet për mbeturina. /kp/