Kombëtarja e Kosovës mbanë stërvitjen e radhës, mungojnë dy yje shkaku i lëndimeve
Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me seancën e radhës stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, kundër Armenisë dhe Komoreve.
Në seancën e sotme kanë munguar mbrojtësi Ismajl Beka dhe portierit Amir Saipi.
Beka ka pësuar një lëndim të lehtë në seancën e parë stërvitore, prandaj sot ka punuar individualisht me rekomandimin e stafit mjekësor të ekipit kombëtar, ndërsa portieri Amir Saipi nuk ka stërvitur për shkaqe shëndetësore.
Përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij kanë punuar me ekipin në filozofinë e lojës që synohet në këto dy miqësore.
Ndërkohë, për vizitë te Kombëtarja ka qëndruar presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili u ka dëshiruar mirëseardhje prurjeve të reja dhe i ka inkurajuar të gjithë futbollistët të japin më të mirën në këto dy ndeshje. /Telegrafi/


