Kombëtarja arrin në Tiranë, pritet nga mijëra tifozë
12/10/2015
Qindra tifozë kuqezinj kanë pushtuar sheshin e pritjes së aeroportit, ndërkohë që me mijëra janë mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” në pritje të heronjve kuqezi, të cilët realizuan një ëndërr të kahershme të shqiptarëve, pjesëmarrjen në një kompeticion madhor futbolli, siç është Evropiani i Francës.
“Digitalb” ka njoftuar prej ditës së djeshme se në “Digitalb Arenën” e vendosur në sheshin “Nënë Tereza”, mbahet një koncert madhështor, ku do të jenë edhe heronjtë e kombëtares kuqezi, për të festuar të gjithë së bashku kualifikimin e Shqipërisë në ‘Euro 2016’. /TCH/


