Kolonë kilometërshe në rrugën Mavrovë - Gostivar (Foto)
05/08/2018
Në rrugën Mavrovë - Gostivar, para hyrjes në Gostivar, në semafor, ka kolonë kilometërshe dhe ngadalësim i tepërt i komunikacionit.
Këtu komunikacioni rregullohet me semaforë për shkak të rindërtimit të rrugës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Intensiteti i komunikacioni është rritur për shkak të fundjavës ku një numër i madh kthehen kah Gostivari dhe Shkupi, ndërsa gjendjen e komunikacionit e përkeqëson edhe numri i veturave të mërgimtarëve që në këtë periudhë vijnë në Maqedoni./Telegrafi/


