Koleksion ekstravagant nga “Cavalli”
07/08/2012
Një material tjetër që nxjerr në pah kjo markë për këtë sezon është edhe gëzofi, i cili ju dhuron një pamje mjaft atraktive dhe intriguese për t’u shikuar. Xhupa me dizajne të ndryshme, pantallona lëkure të zeza, me motive tigri ku në përgjithësi janë ngjyrat e errëta ato të cilat dominojnë në këtë koleksion.
Kjo veshje ekstravagante padyshim që duhet të kombinohet edhe me aksesorët e duhur, prandaj dhe kjo markë ju ka sjellë ide të shumëllojshme se si të krijoni stilin tuaj unik nga individët e tjerë.


