Please enter at least 3 characters.

KMDLNJ dënon kërcënimin ndaj kryeparlamentares Osmani, kërkon hetime të shpejta

2018/12/Selia-e-KMDLNJ-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg
14:"Ridvan Slivova

Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj kërcënimit që i është bërë kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

KMDLNj kërkon nga Policia e Kosovës përkatësisht nga Njësia kundër krimeve kibernetike tē bëjë hetime të shpejta dhe profesionale në mënyrë që kërcënuesi /it të kapen dhe të sillen para organeve të drejtësisë.

“Sipas raportit të Policisë së Kosovës dhe burimeve brenda Kuvendit të Kosovës që i janë dhënë KMDLNj-së, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, zonja Vjosa Osmani, është kërcënuar përmes rrjeteve sociale. Nuk është hera e parë që udhëheqësit më të lartë të shtetit apo familjarët e tyre kërcënohen ndërkaq numri i atyre që kërcënojnë dhe trajtohen nga drejtësia është fare i vogël. KMDLNj e dënon kërcënimin ndaj kryetares së Kuvendit duke e mbështetur punën e saj në kuadër të mandatit kushtetues sikur që kërkon të mos paragjykohet motivi apo kërcënuesit e mundshëm, deri në përfundim të hetimeve”, thuhet në reagim. /Telegrafi/