Please enter at least 3 characters.

Klum, modelja më seksi

2016/01/f.0331100439548_m.jpg

Modelja gjermane ka dalë fitimtare muajin e kaluar, kundrejt bukurosheve braziliane Gisele Bundchen dhe Adriana Lima, duke dalë e para në listën e Models.com.

Klum ka një vajzë tri vjeçare, me ish-të dashurin e saj, bosin e Formula 1, Flavio Briatore, dhe dy djem me burrin e saj të tanishëm, këngëtarin Seal.

“Ndjehem shumë mirë, sidomos pasi i kam tre fëmijë. Është diçka e bukur për të gjithë nënat, sepse femrat zakonisht merakosen nga frika se pasi të lindin nuk do të jenë më seksi, dhe shqetësohen për mënyrën se si do të pranohen nga njerëzit. Disa nga punëdhënësit e mi më kanë thënë se nëse lind, kurrë më nuk do të mund të arrij as të hy në kategorinë e femrave seksi. Por unë mendoj se është ndryshe”, ka thënë 35-vjeçarja.