Please enter at least 3 characters.

Klubi i kikboksiereve kampione

2016/01/klubi-i-kikboksiereve-kampione_hd.jpg

Mala 18-vjeçare është vetëm njëra prej kikboksiereve që janë pjesë e klubit Rigoro Kickbox Prishtina. Në të vërtetë, Mala është kampione e Kosovës në kategorinë 52 kilogramë edhe pse ka pak muaj që ka filluar të merret me këtë sport, shkruan sot “Koha Ditore”.

Klubi nga Prishtina, ka në gjirin e vet edhe kikboksiere edhe kikboksierë. Në kampionatin e Kosovës, që u mbajt gjatë muajit të shkuar dhe ishte debutues për Rigoro Kickbox Prishtina, rezultatet ishin mahnitëse.

Në renditjen e përgjithshme, klubi u rendit i dyti në Kosovë, kurse katër anëtarë u shpallën kampionë: dy femra e dy meshkuj.4